Vdes zëvendëspresidenti i Bundestagut, Thomas Oppermann
26 tetor 2020
| 16:36
Zëvendëspresidenti i Bundestagut, Thomas Oppermann, ka ndërruar jetë sot në mënyrë të papritur.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është njoftuar nga Ministri Federal i Punës, Hubertus Heil, i cili shkroi në mediat sociale se ishte i tronditur nga vdekja e kolegut të tij.
“Lajmi për vdekjen e papritur të kolegut dhe shokut tim Thomas Oppermann më mbush me trishtim të thellë“, ka shkruar Heil.
Thomas Oppermann për shumë vite është pjesë e politikët në Gjermani dhe ka udhëhequr grupin parlamentar të SPD për katër vjet. Ai së fundmi ka qenë dhe Zëvendës President i Parlamentit.
DW shkruan se 66-vjeçari vdiq të dielën në mbrëmje ndërsa po përgatitet për një intervistë televizive. Deri më tani asgjë nuk dihet për shkakun e vdekjes.