Vdes zyrtari i Komunës së Shtimes, 34 vjeç
05 gusht 2020
| 22:32
Komuna e Shtimes, përmes një njoftimi të bërë në ‘Facebook’ ka bërë me dije se ka vdekur, zyrtari komunal i saj, Afrim Tafa.
Më dhimbje të thellë, Komuna e Shtimes ka marr lajmin për vdekjen e punëtorit, kolegut Afrim Tafa, në moshën 34 vjeçare i cili ka ndërruar jetë sot.
Afrimi për vite të tëra zhvilloj veprimtarinë e tij si punëtor i përkushtuar në punën e tij në shërbim në Komunën e Shtimes.
I gjithë stafi, kujton Afrimin si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në kryerjen e detyrave të punës.
I gjithë stafi Komunës, i shpreh ngushëllime familjes Tafa dhe të afërmëve!
I lehtë i qoftë dheu!