Vdesin 32 turistë në një aksident rrugor
23 prill 2018
| 11:07
Zyrtarët kinezë kanë bërë me dije se 32 turistë kinezë dhe katër verikoreanë kanë vdekur pas përplasjes së autobusit në Korenë Veriore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang, ka thënë gjatë një konferencë të rregullt për medie se aksidenti ka ndodhur një ditë më parë në provincën veriore, Hwanghae në jug të Phenjanit.
Ai ka thënën se kanë dërguar një ekip mjekësor të shoqëruar nga diplomatët, duke shtuar se dy turistë kinezë janë në “gjendje të rëndë shëndetësore”.
Pamjet nga televizioni shtetëror kinez kanë treguar pamje të autobusit të dëmtuar. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Koresë Veriore dhe turistët kinezë janë në mesin e vizitorëve më të shpeshtë në shtetin e izoluar.