Vdesin dy persona të infektuar nga virusi korona
Dy pacientë kanë vdekur si pasojë e pandemisë së koronavirusit në Klinikën Infektive të QKUK-së, ka njoftuar QKUK-ja. “Në orën 03:00 vdekur pacienti i gjinisë mashkull, S. N., 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive më datë 04. 04. 2020, transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije. Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femerë, N. R., 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar, po ashtu, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive më 02. 04. 2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”, thuhet në komunikatën e QKUK-së.