Vdesin dy të rinj në fshatin Lluçan të Bujanocit
25 dhjetor 2020
| 23:15
Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se kanë humbur jetën dy të rinj në fshatin Lluçan të Bujanocit.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi ku shihet një veturë e përmbysur, njofton Klan Kosova.
“Ngjarje e tmerrshme vdekja e dy të rinjve në fshatin Lluçan”. “Shuarje shprese e shkaktim dhembje të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe të afërmit e viktimave, por për të gjithë qytetarët e komunës tonë”.
“Allahu ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve të fëmijëve që humbën jetën. Lutemi që të mbijetuarit të shërohen e t’i përballojnë plagëve”.