
Vdesin dy vajza në Mitrovicë, policia i cilëson si vdekje të dyshimta
09 shtator 2022
| 10:12
Dy vajza janë gjetur pa shenja jete në Mitrovicë, ku policia i ka cilësuar si vdekje të dyshimta.
Siç bën të ditur policia, viktima e parë është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.
Ndërsa, vdekjen e viktimës së dytë e ka konstatuar mjeku kompetent, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.