Vdesin edhe 12 pacientë që ishin të infektuar me Covid në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid kanë vdekur edhe 12 pacientë.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, theksohet në këtë njoftimin e IKShPK-së.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 975 raste të reja me Covid.
Numri total i rasteve pozitive është 91 405 raste nga 430 860 persona të dyshimtë me ketw virus dhe 1.884 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 893 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 75 647 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 874.