Vdesin edhe dy pacientë nga Covid-19 në Kosovë
16 tetor 2020
| 15:15
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe dy pacientë si pasojë e infektimit me Covid-19.
Lajmi është bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
“Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me Covid-19 (dy raste nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK)”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.
Ky institut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 42 pacientë.
(F.D / Epoka e re)