Vdesin katër pacientë në Gjakovë, dy pozitivë me Covid-19, dy të tjerë të dyshuar

28 korrik 2020 | 12:43

Edhe katër pacientë kanë vdekur sot në Spitalin e Gjakovës, dy prej tyre pozitivë me Covid-19, ndërsa dy të tjerë janë të dyshuar me ketë virus.

Lajmi është bërë me dije nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar,
•Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 28.07.2020 ora 8:00, gjendja është:
• 51 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid 19
• 16 pacientë të konfirmuar COVID-19 POZITIV,
• 31 pacientë të pakonfirmuar,
• 32 pacientë me oksigjeno terapi,
• 2 pacientë CPAP maskë.
• 4 pacientë janë në gjendje kritike
• 4 pacientë kanë vdekur (2 pozitiv me Covid-19 dhe 2 të dyshuar për Covid 19)
1. Q.F. viti i lindjes, 1959, Bellacerk, Malishevë
2. S.D. viti i lindjes, 1940, Gjakovë
3. S.H. viti i lindjes , 1944, Cërmjan, Gjakovë
4. D.D. viiti i lindjes, 1937, Damjan Gjakovë
•3 mjek janë Covid pozitiv dhe 7 infermierë covid pozitiv dhe 1 staf teknik.
Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Crystal Palace pritet të marrë oferta të shumta për shërbimet…