Vdesin katër ushtarë turq nga rrëzimi i helikopterit në Stamboll
26 nëntor 2018
| 15:41
Katër ushtarë turq kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur pasi një helikopter ushtarak është rrëzuar në një zonë të banueshme të Stambollit.
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka thënë se helikopteri ishte në një fluturim trajnues kur u rrëzua në qarkun Sancaktepe, në anën aziatike të qytetit.
Shërbyesi i plagosur është në gjendje të rëndë, ndërsa viktima civile nuk janë raportuar.
Autoritetet turke kanë nisur ta hetojnë shkakun e incidentit.
Helikopteri ka goditur mbi çatinë e një ndërtese 4-katëshe, ka bërë me dije guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, raporton “Rel”.
Sipas tij, helikopteri më pas ka rënë midis dy ndërtesave të banimit, duke shpërndarë rrënoja nëpër rrugët përreth.