Vdesin nëna dhe vëllai i dëshmorit të kombit

02 janar 2020 | 13:16

Sot në orët e hershme të mëngjesit nga një sulm në zemër ka vdekur nëna dhe më pas vëllai i dëshmorit Imer Alushani nga fshati Komoran i Komunës së Drenasit.

Lajmin e ka bërë nëpërmjet rrjetit social, njëri nga familjarët e dëshmorit.

“Me pikëllim të thellë iu njoftoj se sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulm në zemër Miradia, së bashku me djalin Luan Alushani. Nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani”, shkruan famijlari.

Sipas informatave, Luani ka vdekur posa ka kuptuar për vdekjen e nënës. Varrimi bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani në Komoran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushtuesi serb në vazhdimësi ka hulumtuar forma nga më të…