Vdesin nga koronavirusi edhe dy persona në Shqipëri

31 mars 2020 | 18:36

Kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë për shkak të koronavirusit në Shqipëri duke e çuar numrin në 15.

Lajmi është konfirmuar pak më parë nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi plotë:

Dy pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, të konfirmuar me COVID-19.

Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.

Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi është përhapur në të gjithë botën, teksa për shkak…