Vdesin tre pacientë në spitalin e Gjilanit, njëri i konfirmuar me Covid-19

02 gusht 2020 | 12:08

Kanë vdekur tre pacientë në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Ukshin Ismajli.

Ismajli ka thënë se njëri nga pacientët ishte i konfirmuar me Covid-19, ndërsa dy të tjerë ishin në pritje të rezultateve.

“Gjatë 24 orëve kanë vdekur tre pacientë nga regjioni i Gjilanit. Njëri nga ata ishte Covid pozitiv, ndërsa për dy të tjerë jemi në pritje të rezultateve për të parë nëse ishin të infektuar. Pacientë ishin dy nga komuna e Kamenicë, dhe njëri nga Gjilanit”, ka thënë Ismajli për “Klan Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i UÇK-së, Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar…