Vdiq Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb në Kosovë

24 shkurt 2025 | 08:42

Ka vdekur Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb në Kosovë

Lajmin e ka dhënë Belgzim Kamberi, aktivist i të drejtave të njeriut përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Dragodan në Prishtinë në ora 15:00.

Në protestat paqësore të vitit 1990, Faik Rexhepi nga Presheva por me banim në Prishtinë, kishte dalë për të protestuar bashkë me shqiptarët e tjerë të Kosovës.

Policia serbe kishte ndërhyrë brutalisht duke shpërndarë turmën, por Faik Rexhepi ishte ulur këmbëkryq në rrugë, në kohën kur policët e regjimit serb ndiqnin protestuesit e tjerë.

Skulptura “këmbëkryq” e simbolit rezistencës kundër regjimit serb Faik Rexhepit është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit…