Vdiq gazetari Ibrahim Sefedini
09 qershor 2019
| 14:40
Në moshën 51-vjeçare, ka ndërruar jetë gazetari Ibrahim Sefedini.
Ai prej disa vitesh po vuante nga një sëmundje e rëndë prej të cilës po trajtohej në Francë.
Ka qenë korrespondent i “Kohës Ditore” nga Vitia vite me radhë. Gjithashtu ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile të Vitisë.
I ndjeri pas vete ka lënë gruan me tre fëmijë.