Vdiq gruaja që pati zbuluar aferën Clinton – Lewinsky
Ka vdekur shërbyesja civile amerikane, e cila pati zbuluar aferën midis Bill Clintonit dhe një praktikanteje në Shtëpinë e Bardhë që gati sa nuk i dha fund presidencës së tij.
Linda Tripp ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin e pankreasit, kanë njoftuar familjarët e saj të mërkurën.
Incizimet që Tripp ua kishte bërë bisedave të saj me Monica Lewinsky u bënë thelbësore në gjyqin e mosbesimit ndaj presidentit Clinton në vitin 1998.
Ish-shërbyesja civile, e cila punonte në Pentagon dhe kishte një miqësi me Lewinskyn, përkundër dallimit rreth 24-vjeçar në moshë, mësoi se kjo e fundit kishte kryer marrëdhënie seksuale me presidentin dhe filloi t’i incizonte fshehurazi bisedat e tyre në vitin 1997.
Tripp ia dorëzoi incizimet Kenneth Starr, prokurorit special që drejtoi hetimin ndaj Administratës Clinton. Ajo gjithashtu zbuloi se Lewinsky kishte një fustan blu, i cili pretendohej se ishte ndotur nga sperma e presidentit, një detaj që ngeli në imagjinatën e publikut.
Skandali seksual nxiti hetimit për mosbesim ndaj Clinton nga Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët në vitin 1998, ku u gjet se kishte bërë mashtrim duke gënjyer për marrëdhënien. Ai u shfajësua nga Senati, por beteja e shëmtuar politike u pa si një pararojë e ndarjes së mëtutjeshme në politikën amerikane, e cila u bë më e hidhur në vitet pasuese.