Vdiq ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger
30 nëntor 2023
| 08:19
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.
Ai shërbeu si diplomati më i lartë i Amerikës dhe këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratave të Nixonit dhe Fordit.
Në një deklaratë, Kissinger Associates, një firmë konsulence politike që ai themeloi, tha se ish-diplomati me origjinë gjermane vdiq në shtëpinë e tij në Connecticut.
Gjatë karrierës së tij të gjatë prej dekadash, Kissingeri luajti një rol kyç dhe ndonjëherë polarizues në politikën e jashtme të ShBA-së.
Deklarata nga Kissinger Associates nuk dha shkakun e vdekjes së tij.