Vdiq moderatorja e njohur e CNN-it, Alice Stewart
19 maj 2024
| 09:18
Ka vdekur në moshën 58-vjeçare moderatorja e njohur e CNN, Alice Stewart.
Raportohet se ajo u gjet e vdekur të shtunën në lagjen “Bellevue” në Washington.
Dyshohet se ajo vdiq nga një sëmundje.
Stewart ishte moderatore në fushën e politikes, shkruan CNN.
Ajo u lind më 11 mars 1966, në Atlanta dhe filloi karrierën e saj si reportere lokale në Gjeorgji përpara se të transferohej në Little Rock, Arkansas, për të qenë një spikere lajmesh.