Vdiq në aksident, motra e 34-vjeçarit: Dikush ia vodhi orën. Ju lutem na ktheni!
Leonardo Nardacci ndërroi jetë në një aksident automobilistik natën e Krishtlindjes në provincën Latina në Lazio.
Në momentin e aksidentit, trupi i tij ndodhej i shtrirë në tokë dhe duket se dikush “përfitoi” nga fatkeqësia e tij për t’i marrë orën e dorës. Rasti është denoncuar nga familjarët e viktimës.
34-vjeçari po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip Toyota, që drejtohej nga një 23-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Motra e viktimës ka denoncuar me anë të një statusi në Facebook vjedhjen e orës. “Atyre që tentuan të shpëtonin vëllanë tim sot, u kërkoj me dashamirësi që të na e kthejnë orën që i hoqën nga kyçi i dorës kur ai kishte vdekur, një Rolex Batman (blu dhe zi)”, përcjell abcnews.al
Kujtdo që e sheh atë në kyçin e dorës së dikujt ose në ndonjë dyqan ku duan ta shesin, ju lutem më lajmëroni, ishte një kujtim për ne. Nëse nuk keni guxim ta ktheni, dërgojeni në shtëpi”, shkruan motra e viktimës.