Vdiq në ditën e lindjes akademiku Beqiraj
Akademiku i njohur Gudar Beqiraj është ndarë sot nga jeta në moshën 72-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Vasil Tole, nënkryetar i Akademisë së Shkencave, i cili ka thënë se familja humbi njeriun e shtrenjtë, kurse Akademia akademikun e përkushtuar.
Akademiku Beqiraj u nda nga jeta në ditën e vet të lindjes.
“Sot u nda nga ne miku dhe akademiku Gudar Beqiraj!
Zgjodhi të ikte në ditën që lindi, si për ta kujtuar vetëm 1 herë në gëzim, e jo ndryshe!
I paharruar do të jesh miku ynë, që e filloje ditën me fjalët: “Ç’farë të mire do të bëjmë sot”?
Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, bota e sportit shqiptar një sportist dhe dashamirës të madh të saj, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!”, ka shkruar Tole në “Facebook”.