Vdiq në mes të rrugës në Klinë, rastin po e heton policia
Një person është gjetur i shtrirë dje në mes të rrugës në Klinë.
Sipas policisë, ai ka vdekur në Spitalin e Pejës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
“Klinë 10.09.2023 – 18:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur i shtrirë në rrugë, njësitë policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, viktimës iu është dhënë ndihma e parë pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku përgjegjës në spitalin e Pejës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.