Vdiq në moshën 16-vjeçare nga lëndimet e marra në stërvitje, kampioni evropian në boks

02 janar 2023 | 23:04

Kampioni evropian i boksit në grupmoshën e kadetëve, greku Vasilieos Topalos, ka humbur jetën në moshën 16-vjeçare, si pasojë e lëndimeve që kishte marrë gjatë një seance stërvitore para disa ditëve, raporton “Proto Thema”.

Topalos kishte marrë lëndime serioze në seancë sparingu në mëngjesin e 16 dhjetorit. Ai në javët e fundit ishte i hospitalizuar në spitalin Tzanios.

Zëvendësministri i Sportit i Greqisë, Lefteris Avgenakis, ka kërkuar nga autoritetet kompetente që të ndriçohen faktet.

Federata e Boksit të Greqisë në anën tjetër ka thënë se do të bëhen hetime ndaj të gjithëve që ishin të përfshirë në këtë situatë.

Topalos ishte konsideruar një nga talentët më të mëdhenj të boksit në Greqi.

Ndërsa po stërvitej, Topalos ishte ndjerë sëmurë dhe kishte ndaluar. Ai shkoi më pas në tualet për të larë fytyrën dhe i kishte rënë të fikët. Nga rënia ai kishte goditur kokën në dysheme, duke humbur ndjenjat.

Sipas pronarit të palestrës, Nikos Yidakos, goditja ishte vërejtur edhe nga ekzaminimet.

Ngjarjen së pari e kishte vërejtur boksieri tjetër Alik Lagazashvili, që kishte dëgjuar zhurmën. Ai shkoi për të parë se çfarë ndodhi. Menjëherë u informuan babai i Topalosit dhe pronari i palestrës.

Ai ishte dërguar në spital, mjekët e kishin operuar në kokë, për të larguar hematomën. Por, Topalos nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Topalos në tetor të vitit të kaluar në Itali, fitoi medaljen e artë evropiane për kadet, në kategorinë e lehtë, deri 60 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia po planifikon një…