Vdiq nga Covid-19 armiku i madh i shqiptarëve, Patriarku Irinej i Serbisë

20 nëntor 2020 | 08:14

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka vdekur nga koronavirusi. Lajmin e konfirmoi presidenti serb, Aleksander Vuçiq, përmes një postimi në “Instagram”.

“Isha i nderuar të të njihja. Njerëzit si ti kurrë nuk largohen”, shkroi Vuçiqi në postim, shkruan “Rueters”.

Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.

Ai u diagnostikua me koronavirus më 4 nëntor dhe prej asaj kohe ka qenë duke u trajtuar në një spital ushtarak të Beogradit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet…