Vdiq njeriu më i vjetër në botë
18 janar 2023
| 08:15
Motra Andre, e njohur si Lucille Radon, murgesha franceze që deri më sot mbante titullin e personit më të vjetër në botë, vdiq pak orë pasi mbushi 118 vjeçe, njoftoi shtëpia e të moshuarve ku ajo qëndronte, në Toulon, një vend në Jugun e Francës.
Ajo lindi më 11 shkurt 1904. Vitet e fundit i kaloi në një karrige me rrota dhe kishte humbur shikimin.
“Thonë se puna vret. Puna më mbajti gjallë. Kam punuar deri në moshën 108 vjeçe”, deklaroi ajo në vitin 2022.
Vlen të theksohet se pak para se të festonte 117-vjetorin, ajo arriti të mposhtë Covid-19.