Vdiq regjisori dhe ish-zëdhënës i UÇK-së në Perëndim, Visar Reka
18 shtator 2023
| 16:03
Muzicienti dhe regjisori i njohur, Visar Reka, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, ka njoftuar të hënën motra e të ndjerit, Valbona Reka.
Ai ka lindur në Shkup ndërsa në vitin 1990 ka migruar në Angli e më pas në Zvicër.
Reka ka qene muzicient (Manyfest, Telex, Violeta Rexhepagiç), regjisor e producent i filmave.
Gjatë vitit 1998, ai ka qenë zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Perëndim.
Reka ka qenë një prej njerëzve më të angazhuar në lëvizjen për pavarësinë e Kosovës.
Reka ka qenë edhe ekspert i sigurisë, ndërsa ka punuar edhe korrespondent i “Kohës Javore” nga Zvicra.