Vdiq vëllai i ish-kryeministrit të Kosovës, varroset sot
06 shkurt 2025
| 08:00
Sot ka vdekur vëllai i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumit, Nuhiu.
Kumtin për vdekjen e tij e ka dhënë Bajram Kosumi në rrjete sociale.
“Te dashur miq,
Me pikellim te thelle ju njoftoj se sot, me 6 shkurt 2025, ne oret e hershme te mengjesit, u nda nga jeta vellai im, Nuhi S. Kosumi.
Ai jetoi dhe punoi per idealin e lirise, nga viti 1981 e kendej.
Varrimi behet sot, ne oren 15, ne varrezat e Koretinit ne Kamenice.
BK”