Vdiq Zef Kaçinari i “Këngës së Zagrebit”
Ka vdekur Zef Kaçinari, që kishte kryer vrasjen e vitit 1965 në Zagreb, prej nga ku rodhi edhe “Kënga e Zagrebit”, ka njoftuar familja e tij. Ka qenë gazetari Enver Robelli, që ka bërë të ditur lajmin, teksa ka kthyer në vëmendje një shkrim të para më shumë se një dekade për historinë dhe rrëfimin e vetë Kaçinarit.
“Nga Zagrebi bëhet e ditur se ka ndërruar jetë Zef Kaçinari. Po, Zefi i këngës së Zagrebit. Në vijim po e postoj një shkrim për krejt historinë e Zef Kaçinarit. Teksti është botuar para më shumë se një dekade te “Koha Ditore”. Ky shkrim synon të përshkruajë një tragjedi që ndodhi në Zagreb si dhe rrethanat që i paraprinë asaj, pastaj jetën në burg dhe pas burgut të Zef Kaçinarit. Historia e kësaj vrasjeje siç paraqitet në këngë është vetëm një episod i paplotë. Andaj një ditë në Zagreb e pata takuar Zef Kaçinarin, i cili nisi rrëfimin… dhe në një moment i rrodhën lotët… Zefi nuk ishte vrasës me paramendim, atë e bënë doras rrethanat e jetës së një mërgimtari shqiptar. Historia e tij fillon në një fshat të Prizrenit…”, ka shkruar Robelli në “Facebook”.