Vdiqa për 11 minuta, kalova nëpër ferr dhe parajsë e ja pse u riktheva
Një grua nga Kansasi ka rrëfyer pak kohë më parë historinë e saj rrëqethëse për vdekjen 11 minutëshe që ka përjetuar.
Charlotte Holmes – një stërgjyshe 68-vjeçare – tha se udhëtimi i saj në botën tjetër filloi gjatë një kontrolli rutinë të zemrës me kardiologun e saj. Ishte shtator i 2019-ës.
Ndërsa presioni i saj i gjakut u rrit në 234, mjekët i thanë asaj: ‘Ose do të kesh një goditje tjetër, ose do të pësosh një atak në zemër’, siç kujtoi ajo.
Ajo që pasoi ishte një udhëtim në ‘Parajsë’ dhe një turne në ‘buzë të Ferrit’ të udhëhequr nga vetë Zoti si një mësim, sipas Holmes, që asaj iu kërkua t’ua transmetonte të gjallëve.
Holmes dhe burri i saj Danny treguan se mjekët e deklaruan atë klinikisht të vdekur pasi zemra ndaloi për gati dyfishin e kohës së plotë (pesë minuta) që përdoret në mënyrë rutinore nga profesionistët mjekësorë për të vlerësuar vdekjen.
Danny tregon sesi i shikonte mjekët të lëviznin për ta shpëtuar teksa ngjarja traumatike ndodhi.
Ai pyeste veten a do mundej ta kthente gruan sërish në shtëpi.
Danny në fakt është dëshmitari më i mirë i gjithë historisë, pasi ai e vërteton historinë e mbinatyrshme që i ndodhi gruas së tij, duke rrëfyer momentin tronditës kur e dëgjoi gruan të përshkruante gjëra të botës tjetër që nuk ishin fizikisht në dhomë, por që ajo po i dëshmonte në kohë reale.
“Në këtë moment e kuptova që ajo nuk ishte në këtë botë. Ishte në botën tjetër”, tregon ai.
Kurse Holmes shpjegoi se udhëtimi i saj filloi si një ‘përvojë jashtë trupit’ përpara se të drejtohej nga engjëjt në Parajsë.
‘Isha mbi trupin tim’, tregoi ajo.
“Unë mund t’i shihja ata duke bërë goditjet elektrike në gjoks. Unë mund t’i shihja ata, të gjitha infermieret përreth. Mund të nuhasja lulet më të bukura që kam nuhatur ndonjëherë. Dhe pastaj dëgjova muzikë. Kur hapa sytë, e dija se ku isha. E dija që isha në Parajsë”, tregon ajo ashtu siç i kemi parë në filma.
Holmes e përshkroi udhëtimin e saj në Parajsë si diçka jo të frikshme, por që ofronte vetëm gëzim.
“Pashë nënën time. Pashë babain tim. Pashë motrën time. Pashë anëtarët e familjes që qëndronin pas. Pashë shenjtorë të lashtësisë. Ata nuk dukeshin të moshuar. Ata nuk dukeshin të sëmurë. Asnjëri prej tyre nuk mbante syze. Pas nënës dhe babait tim shikoja diçka shumë të ndritshme. Nuk mund ta shikoja nga shkëlqimi, por e dija se ishte Zoti im”, rrëfen ajo.
Pasi u ribashkua për një kohë të shkurtër me beben e saj që e kishte humbur kur ishte shtatzënë në muajin e pestë, Holmes kujtoi se Zoti më pas e çoi atë në një rrugë më të errët, por më edukative.
“Perëndia më çoi në skajin e Ferrit. Unë pashë poshtë dhe aroma ishte e një mishi të kalbur. Bërtita. Pas shkëlqimit të Parajsës, vizita në Ferr ishte e padurueshme. Në këtë çast e dëgjova Zotin të më thoshte: Ke kohë të kthehesh dhe ta ndash me të tjerët”.
Në lidhje me këtë gjendje, pra mes jetës dhe vdekjes janë kryer edhe shumë studime.
Vitin e kaluar, studiuesit mjekësorë me Spitalin Universitar të Lièges në Belgjikë ndoqën 19 persona pasi kishin një përvojë gati vdekjeje në një njësi të kujdesit intensiv (ICU), duke i ndjekur 12 muaj më vonë.
Studiuesit, të cilët publikuan gjetjet e tyre në revistën Critical Care, zbuluan se pacientët që kishin një përvojë afër vdekjes përjetuan një prirje më të madhe për simptoma disociuese disa ditë pas vuajtjes së tyre.
Këto përfshinin ndjenjën e shkëputjes nga vetja, ndjenjën e pak ose aspak dhimbjeje, ndjenjën e pasigurisë se kush ishin dhe rritjen e mirëqenies shpirtërore dhe personale.