Veç gjashtë sekonda, realizohet goli më i shpejtë në histori të Premierligës
25 prill 2019
| 08:36
Diçka e pazakontë – por e jashtëzakonshme ka ndodhur në Premierligë në ndeshjen mes Watfordit dhe Southamptonit.
Skuadra e Southamptonit e ka shënuar golin më të shpejtë në histori të Premierligës.
Southampton ka gjetur golin e epërsisë në këtë sfidë, pas vetëm gjashtë sekondave.
Sulmuesi i ekipit të Southamptonit, Shane Long ka shfrytëzuar mirë një gabim të mbrojtësit kundërshtar dhe ka realizuar në portën e Foster.