”Veç ti eja me shih në qeli, të përndjekurit tënd i vjen mirë”
Dritëro Agolli ishte poet dhe autor këngësh shumë i njohur, shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Kishte lindur në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në shkollën ”Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku edhe kishte bërë sprovat e para letrare.
Në vitet 1952 – 1957 ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit të Leningradit. Në vitet 1957 – 1972 ka punuar si redaktor e gazetar në të përditshmen ”Zëri i popullit” .
Ndërsa, në vitet 1973 – 1992 ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Dritëro Agolli ishte një nga figurat qendrore të poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të brezit të viteve 1960-ta.
Poezi nga Dritëro Agolli
I përndjekuri i dashurise…
Unë jam i burgosuri yt.
Rroj me prangat qe ti me ke vene.
Po çudi as qelia s’me mbyt.
Dhe s’me mbyt as dritarja e zeze.
Kur ti prangat m’i hodhe ne mish.
unë i putha duart e tua.
Është rast i pashembullt ta dish.
Qe xhelatin ta puth a ta dua.
I përndjekuri yt erotik.
I përndjekur te mbetet gjithmonë.
Erotim i mirë a i lig.
Hidhmi duart ne fyt, torturome.
Ky burgim sa do zgjasë s’e di.
I përjetshëm do kisha dëshirë.
Veç ti eja me shih ne qeli.
Te përndjekurit tënd i vjen mirë