Vecino infektohet me Covid
23 mars 2022
| 12:59
Matias Vecino, ndërsa bëhej gati për të qenë pjesë e Uruguait, ka rezultuar i infektuar me Covid-19 në testet rutinë të kryera.
Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit të Interit që ka konfirmuar se mesfushori nuk do të udhëtojë në Amerikën Latine dhe ndodhet tani i izoluar, edhe pse gjendja e tij fizike është e mirë.
Simone Inzaghi shpreson ta rikuperojë lojtarin për ndeshjen me Juven më 3 prill.