
Vecino në dyshim për derbin ndaj Milanit
18 tetor 2018
| 16:58
Një lajm i keq ka ardhur për Interin pak para derbit me Milanon. Mesfushori i Interit, Matias Vecino, thuhet se ka probleme muskulore, por ai mund të mungojë në derbin e Milanos.
27-vjeçari uruguaian u largua nga qendra stërvitore e kombëtares, dhe u kthye në Itali për testime mjekësore.
Sipas asaj që bën me dije “Football Italia” ai ka vetëm lodhje muskulore, mirëpo është në dyshim për superndeshjen e së dielës mes Interit dhe Milanit. Vecino do të ekzaminohet gjatë ditëve në vijim nga mjekët e klubit, mirëpo me ndeshjen e mesjavës ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve, duket se Interi nuk do të rrezikojë.