Veçoritë e rralla të kripës së Himalajës
Më pak krip më shumë shëndet. Kripa e Himalajës është ndryshe nga kripa e zakonshme që ne përdorim në kuzhinë.
Kjo kripë është e pasur me kripra minerale. Kripa e Himalajës përdorët nga shefat e kuzhinës dhe ekspertët e kuzhinës njësoj si kripa e gjellës. e cila është e vetmja kripë që ka strukturë të përkryer kristalore.
Kur nxirret nga guri, ajo është e njëjtë me atë që është depozituar në mal para mijëra vjetësh. Është jashtëzakonisht e përshtatshme për njerëzit që ndjekin një dietë të shëndetshme dhe për atletët.
Ndryshe nga kripa e detit nevojitet shumë më pak sasi e kripës minerale, për shkak të aromës së fortë dhe pastërtisë së saj. Disa hulmutues kanë dalë në përfundimin se kripa e Himalajes së bashku me lëngun e limonit ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve të kokës. Kjo kripë përmban 84 elementë të cilat ndihmojnë për rritjen e nivelit të hormonit të lumturisë dhe forcojnë sistemin nervor.
Gjithashtu rregullon nivelin e sheqerit në gjak, rrit përçueshmërinë tek qelizat nervore për përpunimin e informacionit, pastron sinuset, vepron si një element i fortë kundër depresionit dhe rrit sistemin imunitar.