Vedat Gashi kandidon për asamble të Nju Jorkut
Avokati dhe intelektuali me prejardhje nga Kosova, Vedat Gashi, është kandidat për asamblenë e Nju Jorkut.
Gashi me vizion dhe qëndrime të qarta do të jetë zëri i komunitetit shqiptar në asamblenë e Nju Jorkut.
Në emër të mërgatës, Shpend Gjocaj, i cili jeton në Nju Jork u ka bërë thirrje komunitetit shqiptar që ta mbështesin kandidatin Vedat Gashi i cili ka nevojë për përkrahje.
“Le të bëhemi edhe ne shqiptarët pjesë e vendimmarrjes në Nju Jork përmes Vedatit. Ta dërgojmë zërin tonë atje ku dëgjohet. Është koha kur edhe ne duhet të sillemi si komunitetet tjera këtu, pra në formë të organizuar t’i mbështesim njerëzit tanë. Ishim ne ata qe e dërguam Mark Gjonajn në të njëjtin vend vite me parë, le ta bëjmë të njëjtën gjë edhe me Vedatin. Në emër të mërgatës u bëj thirrje komunitetit shqiptar dhe të gjithë shqiptarëve me theks të veçantë atyre që jetojnë në York Town Heights në distriktin 94 që më 6 nëntor të dalin të gjithë që janë me të drejtë vote dhe të votojnë për Vedatin. Të votojnë si shqiptarë e jo si demokrat ose republikanë. Besoj në seriozitetin tuaj. Më 6 nëntor fitore për Vedatin!”, ka deklaruar Gjocaj.
Vedat Gashi në moshën 4-vjeçare ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili është rritur, edukuar dhe është mbështetur nga prindërit e tij shumë punëtor.
/Epoka e re/