Vedat Gashi zgjedhet ligjvënës në Amerikë

06 nëntor 2019 | 15:49

Avokati me prejardhje nga Kosova, Vedat Gashi, që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të zgjidhet si ligjvënës i qarkut të katër në Westchester të Nju Jorkut.

Gashi nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter” ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij.

Ai ka premtuar se do të punojë për të mirën e të gjithëve.

Vedat Gashi, ka qenë i angazhuar edhe në Qeverinë e Kosovës, si këshilltar duke qenë pjesë e parapërgatitjeve për procesin e negociatave të Vjenës, që si rezultat sollën Pavarësinë e Kosovës, me Planin e Marti Ahtisaarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i dërguar Bashkimi Evropian (BE) për Kosovën, Wolfgang Petritsch,…