Vedat Muriqi flet për mungesën e golave

22 mars 2021 | 10:36

Sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për mungesën e golave të tij te Lazio. Ai të dielën luajti 66 minuta në fitoren 1:0 ndaj Udineses.

Muriqi ka vetëm dy gola në 25 paraqitje për Lazion. Është pritur shumë më tepër prej tij. Prizrenasi është i vetëdijshëm për këtë.

“Kur kam ardhur këtu e kam ditur se njerëzit presin shumë nga unë. Klubi ka shpenzuar rreth 20 milionë euro për mua. Kam pasur disa vështirësi për shkak të lëndimit. Më pas u infektova me COVID-19 dhe po ashtu është ndryshimi nga Turqia në Itali. Shumë kritika kanë ardhur. E di që jam sulmues dhe më duhet të shënoi, por angazhimi nuk mungon asnjëherë. Unë gjithnjë mundohem të ndihmoj ekipin, edhe nëse nuk shënoi. Do të vazhdoj të përmirësohem dhe të ndihmoj ekipin”, ka thënë Muriqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Glauk Konjufca dhe Lumir Abdixhiku duket se kanë lënë prapa…