Vedat Muriqi gjakoset në derbin e madh të Stambollit

28 shtator 2019 | 23:55

Vedat Muriqi nuk ka kaluar aspak mirë në derbin që u zhvillua në mes të Galatasarayt dhe Fenerbahces.

Sulmuesi i Kosovës nuk e kishte ditën e tij në derbin e Superligës së Turqisë, për më shumë pësoi edhe lëndim të rëndë.

Lojtari 25-vjeçar pësoi lëndim në kokë me përballjen ndaj Galatasaray, derisa u detyrua që ta ndalojë ndeshjen pas gjaku filloi t’i rrjedhë.

Cuneyt Cakir e këshilloi kosovarin të dalë nga ndeshja për disa minuta për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Pasi u trajtua nga stafi i Fenerbahces, Muriqi e vazhdoi lojën, në pjesën e dytë me fashë në kokë, derisa ndeshja përfundoi pa gola.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës e ka filluar shumë mirë sezonin e ri, pasi ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Hong Kong ajo që nisi si një protestë paqësore…