Vedat Muriqi, kandidat për lojtarin e muajit në La Liga
25 maj 2022
| 21:31
Vedat Muriqi është nominuar për çmimin “Lojtari i Muajit” në La Liga. Bëhet fjalë për muajin maj.
Reprezentuesi i Kosovës gjatë muajit maj regjistroi katër paraqitje për Mallorcan në elitën e futbollit spanjoll.
Muriqi shënoi një gol dhe ndihmoi skuadrën e tij me dy asistime.
28-vjeçari ishte ndër futbollistët kryesorë te Mallorca në sezonin 2021/22, pavarësisht se te kjo skuadër kaloi në janar. Për çmimin “Lojtari i Muajit” vendosin votat e tifozëve. Të gjithë mund të votojnë duke klikuar në këtë LINK.