
Vedat Muriqi në formacionin e muajit në La Liga
02 mars 2025
| 17:55
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë muajit shkurt e ‘prishi’ agjërimin e golave.
Muriqi shënoi tre të tillë gjatë katër ndeshjeve të La Ligas, duke nisur nga 1 shkurti e duke e mbyllur me 24 shkurt.
Ndaj Las Palmas më 16 shkurt, sulmuesi dardan u ndez edhe më shumë, duke shënuar dy gola.
Kështu, “ËhoScored” e ka vendosur Muriqin në ekipin e muajit në La Liga, duke e vlerësuar me notën 7.62.
Vedat Muriqi deri më tani këtë edicion ka gjashtë gola të shënuar, dhe ka dhuruar edhe dy asistime në La Liga.