Vedat Muriqi zyrtarizohet te Fenerbahçe

07 korrik 2019 | 15:24

Ish-sulmuesi i Lirisë së Prizrenit, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është lojtar i ri i skuadrës së Fenerbahçes.

Ofertat në adresë të Muriqit ishin të shumta si nga Anglian, Franca dhe Italia, kurse ishte lidhur edhe me një kalim te Galatasaray, por sulmuesi i Kosovës veproi ndryshe dhe iu bashkua skuadrës së Fenerbahçes.

“Është arritur marrëveshje me Vedat Muriqin, i cili ka luajtur për Çaykur Rizespor, një nga ekipet e Super Ligës, si rezultat i negociatave me klubin e tij dhe me vetë atë brenda kornizës së procedurave të UEFA-s për transfere. Pas kontrolleve mjekësore, lojtari do të jetë i lidhur me ngjyrat tona. Katër vjetët e ardhshme, ai do të bartë me krenari uniformën”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Fenerbahçes.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti spanjoll Marc Marquez fitoi sot garën e Çmimit të…