Vehbi Imeri i bashkohet AAK-së
09 janar 2019
| 14:44
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se kësaj partie i është bashkuar doktori i shkencave të ekonomisë, Vehbi Imeri.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti e vlerave dhe me vizion të qartë zhvillimor, i hapi dyert edhe një profesionisti nga fusha e ekonomisë. Doktorin e shkencave Vehbi Imerin e falënderova për besimin e shprehur për t’iu bashkuar familjes së Aleancës. Duke qenë se Qeveria ka fokusuar tërë energjinë e saj në ekonomi, e mirëprita gatishmërinë e Dr. Imerit për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin e vendit”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/