Vehbi Nazifi, kryetar i degës se PDK-së në Dragash
Partia Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur sot zgjedhjet e brendshme në Degën e Dragashit, ku me shumicë të votave të delegatëve, kryetar i degës është zgjedhur Vehbi Nazifi.
Kryetari i ri i PDK-së në Dragash ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë dhe është u zotuar se do të punoj për vazhdimin e sukseseve të PDK-së në këtë komunë.
Kuvendi zgjedhor po ashtu ka zgjedhur Këshillin Drejtues të degës prej 55 anëtareve si dhe 13 delegatë për Konventën Qendrore.
Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, delegatët e pranishëm në këtë kuvend zgjedhor i përshëndeti ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi.
Ai ka deklaruar se platforma politike e Dekada e Re e prezantuar nga lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të gjitha komunave pa dallim nëpërmjet reformave dhe ofrimit të hapësirës për kuadro të reja të cilat do të jem në shërbim të ndërmarrësisë dhe ideve inovatore të qytetarëve.
Ndërsa, për sukseset e degës së PDK-së në Komunën e Dragashit kanë folur kryetari i deritashëm i degës, Salim Januzi si dhe kryetari komunës, Shaban Shabani.
Kreu i Komunës së Dragashit ka thënë se vizioni i PDK-së po mbështetet nga të gjithë qytetarët dhe ky vizion do të vazhdojë të mbështesë kuadrot e reja që i janë bashkuar PDK-së gjatë procesit zgjedhor për jetësimin e platformës Dekada e Re.
/Epoka e re/