Vejvoda: Shkëmbimi i territoreve përfundimisht nuk është në tryezë
21 gusht 2020
| 16:51
Mundësia e shkëmbimit të territoreve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është në tryezë. Ajo nuk është më pjesë e diskutimeve, megjithëse mund të ketë qenë më herët.
Kështu ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Ivan Vejvoda, këshilltar shkencor në Institutin për Shkencat Humane (IWM) në Vjenë.
Vejvoda, që ka qenë edhe nënpresident për programet e Fondit Marshall të Shteteve të Bashkuara, ka thënë se nuk beson se qeveria serbe dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje në këtë moment, që do të përfshijë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/30795308.html.