Vela: Serbia, vegël e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor
Shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se Serbia dhe Republika Srpska janë mjete që po shfrytëzohen nga Rusia për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se Rusia po kërcënon NATO-n për ta kthyer Evropën si fushë e konfrontimit ushtarak.
“Rusia po kërcënon NATO-n që ta kthejë kontinentin evropian në një fushë konfrontimi ushtarak. Kjo rrezikon jo vetëm Ukrainën dhe vendet Baltike, por edhe Ballkanin Perëndimor. Serbia dhe Republika Srpska janë mjetet ruse për destabilizimin e rajonit”, ka shkruar Vela.
⛔️ #Russia is threatening @NATO that it will turn the European continent into military confrontation field.
This puts not only Ukraine & Baltic countries into threat, but also Western Balkans too.
In our region, #Serbia & #RepublikaSrpska are Russia’s tools for destabilization. pic.twitter.com/5YoLoRwDN1
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 19, 2021