Vela: Të denja protestat kundër Vuçiqit, e jo të tijat

04 qershor 2023 | 15:39

Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, e ka ndarë një pamje nga protestat në Serbi kundër presidentit të atjeshëm, Aleksandër Vuçiq.

Vela i quajti këto protesta të denja dhe paqësore, dhe jo si ato të Vuçiqit. “Më vijnë ndjesi të Maidanit nga Beogradi”, ka shkruar Vela në “Twitter”.

“Kështu duket protesta në Serbi kur ato nuk organizohen nga Vuçiqi dhe makineria e tij e PPS-së. Paqësore dhe të denja”.

“Një Serbi që është vërtet demokratike dhe e integruar në BE është garanci për paqe dhe stabilitet në rajon”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova fitoi pesë medalje dhe një Kupë në turneun ndërkombëtar…