Vela: Versioni i statutit të Asociacionit është i ngjashëm me atë të Vojvodinës

03 maj 2023 | 14:50

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të martën në Bruksel.

Vela përmes një shkrimi në “Twitter”, ka thënë se draft-statuti i prezantuar mbrëmë nga Ekipi Menaxhues është i ngjashëm me atë të Vojvodinës.

“Ekipi Menaxhues i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dorëzoi versionin e statutit të Serbisë, i cili është shumë i ngjashëm me statutin e Vojvodinës”, ka shkruar Vela, duke i bashkëngjitur disa fotografi të cilat tregojnë dallimet.

Më tutje, ai ka thënë se me anë të këtij statuti, Serbia po synon që të bëjë rikonstituimin e autoriteteve të Serbisë në Kosovë me qëllim që të zhvlerësojë institucionet.

“Synimi i tyre duket të jetë rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë, njëlloj si Vojvodina, me qëllim të zhvlerësimit të institucioneve”, ka shkruar Vela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i Londrës, përfundoi me fitoren bindëse të Arsenalit, ndërsa…