Vela: Vuçiqi po e shkel marrëveshjen e Ohrit, sanksionet duhet të pasojnë
10 prill 2023
| 15:31
Shefi i stafit në kabinetin e presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duhet sanksionuar për deklaratën e fundit që ka dhënë lidhur me marrëveshjen e arritur me Kosovën.
Vuçiq ka deklaruar se do të zbatojë disa pjesë të marrëveshjes që është arritur në Ohër, jo të gjithën.
“Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën: ‘Ne do të zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj’. Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!”, ka shkruar Vela në “Twitter”.