Veli Bytyqi, kandidat për deputet nga radhët NISMA-s
Aktivist i shquar i çështjes kombëtare, ish deputet i viteve 90-ta, këshilltar politik i presidentit historik z. Hashim Thaçi, gazetar e publicist i dalluar, Veli Bytyqi, sipas burimeve të “Epokës së re”, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, nga radhët e Koalicionit AAK-NISMA+. Bytyqi iu është bashkuar projektit të Fatmir Limajt, kohë me parë dhe anëtarësimi i tij në Nisma kishte ardhë si rezultat i ideve dhe angazhimit që të bëhet një Kosovë me e mirë sesa kjo nën qeverisjen aktuale.
Z. Bytyqi ka ushtruar para dhe pas lufte disa funksione shtetërore me rendësi ne nivele te ndryshme, sidomos ne periudhën e ndërtimit te institucioneve tona shtetërore e publike.
Kandidati i tij për deputet ne zgjedhjet e shkurtit do te jete një vlere e shtuar, jo vetëm për subjektin nen siglën e te cilit garon, por edhe për vendin ne përgjithësi.
Përvoja e tij është garanci e mire për te arritur sukses ne garën zgjedhore.