Veliaj delegon Anuela Ristanin kryetare të Bashkisë së Tiranës

12 shkurt 2025 | 08:23

Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, është emëruar kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës me delegim nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Burime nga bashkia e Tiranës bëjnë të ditur për ATSH-në se, Veliaj ka deleguar komandimin e Anuela Ristanit.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua një ditë më parë me vendim të Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin…