Veliaj ia dhuron Hotit ‘Çelësin e qytetit të Tiranës’
03 korrik 2020
| 15:25
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri është takuar edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë këtij takimi, Veliaj ia ka dhuruar Hotit “Çelësin e qytetit të Tiranës”.
Vitin e kaluar, ish-kryeministri Ramush Haradinaj e pati refuzuar këtë çelës, pasi siç kishte deklaruar ai se i njëjti i është dhuruar solistit serb, Goran Bregoviqit.
I pari i Qeverisë gjatë së premtes ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në Tiranë me liderët institucionalë dhe politikë të Shqipërisë. /EO/